Sergio Aguero, pas problemeve shëndetësore në ndeshjen kundër Alavesit, do të mungojë për së paku tre muaj, ka njoftuar klubi katalanas.
Sulmuesi argjentinas pati probleme me frymëmarrje si pasojë e të cilave ai ra në tokë dhe u transferua në spital.
“Aguero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga mjeku Josep Brugada. Ai është i padisponueshëm dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi spanjoll.
Argjentinasi u dërgua në spital për vlerësim kardiologjik të shtunën pas ndeshjes, në të cilën sulmuesi i Barçës nuk u ndje mirë në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga braziliani Philippe Coutinho.
Top Channel