Lulëzim Bullari, jeton në Cërrik të Elbasanit. Dikur ai ishte ndërtues, por prej 6 vitesh ai nuk ndërton më pallate por mbjelle arra.
Në sipërfaqe prej 75 Ha ai ka mbjellë 25000 arra. Edhe pse arrat konsiderohen moshë e re, sasia e arrave që kanë prodhuar pemët e reja është e kënaqshme.
” Nga ndërtimi u hodha në bujqësi. Në këtë zonë ecin shumë mirë pemët si arra, bajamet, kivi. Në këtë zonë kam mbjellë 25.000 rrënjë arra, vjet mora 15 ton, ndërsa këtë vit pretendoj të marr 30 ton arra. ” tha fermeri Lulëzim Bullari.
Ish-ndërtuesi thotë se të hedhesh beton diku sot është bërë shumë stresuese,ndërsa të jesh fermer mer dashuri nga puna jote në çdo ditë të vitit.
“Përse le ndërtimin për tu marrë me bujqësinë? Puna me njerëzit më lodhi, plus që ndërtimi ra kështu vendosa të merresha me natyrë. Më shumë të ardhura të siguron ndërtimi apo bujqësia? Me bujqësinë jam shumë i kënaqur”, tha ai.
Të kultivosh arra do të thotë se i ke siguruar vetës një jetesë të mirë. Një kilogram arra kurrë nuk shitet më pak se 500 Lekë kilogrami.
” Konsumi shqiptar është shumë i uritur për frutat e thata si arra dhe bajame. Nga jashtë importohen rreth 600-700 ton arra, ndërkohë që unë më këtë sipërfaqe mendoj se plotësoj afërsisht 30% të kërkesave të tregut. Çmimi dhe tregu është i lehtë për tu gjetur, një kilogram arra shitet 500 lekë të reja”, tha fermeri.
Top Channel