Në fshatin e gështenjave/ Labinot Mal, Fermerët me sytë nga eksporti. Mbjellin fidanë të rinj

31/10/2021 22:21

Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave.

Fshati malor i Elbasanit e ka përqendruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.

Por së fundmi gështenja po përballet me një sëmundje e cila ka ulur prodhimin dhe kërkohet ndërhyrje nga shteti.

Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë.

Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.

Gështenjat e Labinotit Mal po gjejnë përdorim të gjerë në Itali e cila i përdor në pastiçeri dhe kryesisht në prodhimin e çokollatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA