Personat LGBT diskriminohen në Maqedoninë e Veriut! Raporti: Pak politika për mbrojtjen e të drejtave të tyre në ambientet e punës

30/10/2021 19:05

Personat LGBT që punojnë në Maqedoninë e Veriut ndihen të rrezikuar në vendin e  tyre të punës për shkak të diskriminimit.

Në këtë përfundim arriti The HeadHunter që morri në studim 70 kompani, për të parë nëse kishin të adaptuara politika konkrete për të mbrojtur të drejtat e punë-kërkuesve dhe të punësuarve LGBTIQ.

50% e kompanive pohojnë se kanë aktualisht një politikë kundër diskriminimit dhe mundësive të barabarta, për të gjithë të punësuarit. Por këto politika përfshijnë pak ose aspak individët e grupit LGBTIQ.

“Nëpërmjet këtij studimi, duam të kontribuojmë në luftën ndaj diskriminimit që ndodh në familje, shoqëri dhe punë. Duam që anëtarët e LGBT të ndihen të sigurt në ambientin e tyre të punës, mos t’i përzenë gjatë një interviste pune nga mënyra si vishen, si flasin apo si sillen”, tha Elton Ilirjani nga The HeadHunter .

99% të kompanive nuk u bëjnë kandidatëve pyetje personale mbi orientimin seksual dhe/ose identitetin gjinor, identitetin LGBTIQ, ose pyetje të tjera mbi gjininë dhe racën. Ky, thotë studimi është rezultat i shkëlqyer që garanton se kompanitë nuk u bëjnë punëkërkuesve LGBTIQ pyetje rreth orientimit të tyre seksual apo identitetit të tyre gjinor, nëpërmjet mënyrave indirekte.

Nga 70 kompanitë që morën pjesë, u vlerësuan 5 prej tyre. Raporti vjetor për vitin 2020 për Maqedoninë Veriore u përgatit me mbështetjen financiare të Holandës, ndërsa Grupi Headhunter synon të zgjerojë studimet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA