Monika thotë fjalët e fundit për Donaldin
30/10/2021 15:55
Monika ka disa fjalë të fundit për të thënë për Donaldin.
Mëngjesin e sotëm ajo ka akuzuar Donaldin se ka ofenduar dhe ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
“Ka shkelur rregulloren, më ka bullizuar dhe më ka kërcënuar psikologjikisht”,- tha ajo.
Më tej ajo shtoi se debatet e shpeshta me Donaldin po i japin atij vëmendje dhe se për këtë arsye replikat ndaj tij duhet të ndalojnë.
“Po i japim vëmendje, nuk duhet të flasim më për të, sot është hera e fundit që komentoj”,- tha ajo.
Top Channel