Kosova shënon 25 raste të reja me COVID dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

30/10/2021 16:45

Kosova ka shënuar 25 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Lajmi është dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili theksoi se numri i të infektuarve vjen nga testimi i 1.801 mostrave të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 9 qytetarë.

Raste aktive me COVID-19, janë 447.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është 7 mijë e 716.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është 841 mijë e 282 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 724 mijë e 969.

 

Top Channel