Neymar në 360°. Intervistë interesante e brazilianit që flet për Paris Saint Germain, kombëtaren por edhe jetën private dhe kritikat në drejtim të tij, që i konsideron shpesh të ekzagjeruara. Braziliani e nis pikërisht nga ato, duke i konsideruar mungesë respekti në drejtim të tij.
“Flas për respekt pasi njerëzit thonë, Neymar nuk kujdeset për veten, Neymar është ashtu e kështu. Po si mund të jesh për 12 vjet në nivele të larta pa u kujdesur për veten? Asnjë nuk e kupton, unë kujdesem për veten, kam një fizio-terapist dhe një përgatitës atletik me mua praktikisht 24 orë në 24”, u shpreh braziliani.
Por në fakt një kritikë e dëgjuar shpesh në drejtim të tij është se e ka mendjen më tepër të festojë se sa të luajë futboll, me Neymar që sërish e ka gati përgjigjen.
“Dal kur mundem, dal kur e di që nuk do të stërvitem një ditë më pas. Kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë, ku qëndron problemi këtu? Mua më duhet të paguhem për atë që bëj në fushë, atëherë të lejoj të flasësh për mua , jo për atë që bëj jashtë fushe”, tha sulmuesi.
Neymar shprehet se ndihet mirë dhe është i lumtur te PSG, ku tani sipas tij kanë një skuadër të madhe, dhe garanton se po bëjnë gjithçka që të fitojnë tituj. Për sa i përket titujve, objektivi i Neymar nuk është të bëjë maksimumin me klubin e tij, por mbi të gjitha me Brazilin, ku shikon drejt Botërorit të Katar.
“Kemi një skuadër të mirë dhe një trajner të mirë. Grupi po përgatitet. Mendoj se kjo do të jetë një Kupë Bote me surpriza. E dimë se sa e vështirë është të fitosh një botëror dhe kjo është ëndrra ime më e madhe”, deklaroi Neymar.
Top Channel