Kriza e urisë/ Kim Jong-un rekomandon ‘ngrënien e mjellmave të zeza’ për koreano-veriorët e uritur (fotot)

29/10/2021 17:16

Mediat perëndimore dënonin sot një dekret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tyre, me rastin e krizës së urisë, u rekomandonte qytetarëve të ushqehen edhe me kafshë ornamentale si mjellmat e zeza.

Por megjithse dikur shpendët ishin me të vërtetë të çmuar për vlerën zbukuruese, tashmë ato po kultivohen në rang industrial në fermën e Kwangpho, thonë mediat vendase.

Për të inkurajuar urdhrin, partia e diktatorit në pushtet thoshte se mishi i zogut është shumë i shijshëm, madje lufton edhe kancerin.

Prej verës vendi raportohet se ka deklaruar emergjencën e ushqimit dhe udhëheqësi tiran ka nxitur punonjësit të gjejnë zgjidhje.

Një nga agjencitë shtetërore të lajmeve tha kësaj jave: “Mishi i mjellmës së zezë është shkëlqyeshëm dhe ka vlera medicinale”.

Ata shtonin se tashmë shpendi po prodhohet në masë industriale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.

Propaganda shtetërore shtonte se mishi ka proteina si dhe se përmban substanca të rralla shëndetësore si imunoglobulina, acisi linoleik dhe përbërës të tjerë me cilësi anti-kancer.

Zhvillimi vjen teksa Kim Jong Un pranoi publikisht kësaj vere se Korea e Veriut ka mangësi ushqimi, për të cilët ekspertët kishin paralajmëruar se ndodhte prej vitesh.

Edhe e përditshmja koreano-veriore Rodong Sinmun shkruante së fundmi se mishi i mjellmës së zezë ka “shije të mirë mishi dhe vlera medicinale”.

Miliona njerëz nuk po marrin furnizime të mjaftueshme ushqimore në shtetin komunist.

Inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se në veri zyrtarët kanë urdhëruar mbledhjen e çdo kokrre grurë.

Ndihma humanitare duket se po arrijnë atje nga Kina, por përsëri Peniani është i goditur rëndë nga sanksionet amerikane për programin e tij raketor.

FOTO GALERI
1/5
Kim Jong-un u rekomandonte qytetarëve të ushqehen edhe me kafshë ornamentale si mjellmat e zeza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA