Mark Zuckerberg i befasoi të gjithë me vendimin për të ndryshuar emrin e kompanisë së tij, por njerëzit në fund nuk do të kenë mundësi të bëjnë gjë tjetër përveçse të mësohen me emërtimin e ri: Meta!
Kjo bëhet për një qëllim: të përfshijë vizionin e të ardhmes mbi realitetin virtual, atë që Zuckerberg e quan “metavers”, një mjedis i realitetit virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë dixhitale.
“Ne kemi ndërtuar gjëra që i kanë afruar njerëzit me njëri-tjetrin në mënyra të reja.. Kemi mësuar shumë nga problemet me cështgjet sociale dhe jetesa në platforma të mbyllura. Tani është koha, që gjithcka të mësuar ta vëmë në përdorim dhe të ndihmojmë në ndërtimin e kapitullit të ardhshëm”.
“Po ia kushtojmë energjinë tonë kësaj gjëje më shumë se çdo kompani tjetër në botë. E ardhmja do të jetë përtej gjithckaje që keni imagjinuar deri më sot”.
Skeptikët sakaq e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga të ashtëqujtuarat “Facebook Papers”, një dokument i rrjedhur e bërë publik nga një konsorcium organizatash mediatike, që përfshin edhe agjencinë “Associated Press”.
Shumë nga këto dokumente, të bëra publike për herë të parë nga një ish-punonjëse e Facebook-ut, Frances Haugen, zbuluan sesi kompania ka injoruar apo minimizuar paralajmërimet e brendshme për pasojat negative dhe shpesh të dëmshme në të gjithë botën, të mënyrës se si veprojnë algoritmet e kësaj platforme sociale.
Top Channel