Në gjendje të rëndë prej 10 ditësh, humb jetën 17-vjeçarja e infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut

28/10/2021 20:40

Një 17-vjeçare e infektuar me Covid 19 ka humbur jetën këtë të enjte në Maqedoninë e Veriut.

E reja është viktima më e re me koronavirus në këtë shtet, që prej fillimit të pandemisë.

Viktima, e cila nuk ishte e vaksinuar, është nga qyteti i Demir Hisarit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima, e cila vuante nga mbipesha, është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje shumë të rëndë më 19 tetor, pasi një ditë më parë ishte paraqitur për herë të parë për kontroll mjekësor në Spitalin e Manastirit.

Kjo Ministri ka bërë thirrje për vaksinim, veçanërisht të fëmijëve me sëmundje kronike. Deri më tani me një dozë të vaksinës janë imunizuar 10,450 fëmijë nën moshën 18-vjeçare dhe me dy doza 9,451 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA