Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar, por sipas tij, janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara.

Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara”, tha Kurti.

Ai tregoi se as dje dhe as nuk e ka ndryshuar agjendën, duke shtuar se organet e sigurisë janë mekanizma të shtetit i që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale.

Unë këto kërcënime nuk kam mundësi t’i ndjek. Fizikisht për mua është e pamundur të merrem me kërcënime ndaj fizikut tim”, tha Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu është shprehur për mediat se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Ai tregoi se si masë e kujdesit ndaj tij është shtuar dhe rritur niveli i sigurisë. Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar dje në mbrëmje se afër shtëpisë së Kurtit në Prishtinë është vërejtur prani më e shtuar e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se nuk ka mundësi të ofrojë informacione për këtë rast.

Top Channel