Ilir Yzeiri:  Parlamenti si “Big Brother” dhe “Për’puthen” , ja personazhet pjesëmarrës

28/10/2021 18:13

Ilir Yzeiri, në një analizë të tij, i paralelizon ligjvënësit në Kuvendin shqiptar me konkurrentin e dy ‘reality show-ve’ më të ndjekur të momentit.

I ftuar në “Top Talk”, analisti krahasoi sjelljen e deputetëve në parlament me sjelljen e konkurrentëve të “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP”. Sipas tij, shoqëria shqiptare është shumë e mediatizuar dhe e përqendruar te temat sipërfaqësore që shfaqen në ekran.

Shoqëria shqiptare është e mediatizuar, ashtu si të gjitha shoqëritë e tjera. E mediatizuar në kulm. Dhe ajo që e tërheq më shumë shoqërinë shqiptare nuk është serioziteti i jetës, nuk është ana dramatike e jetës, nuk i intereson shumë punësimi, sa do të fitojnë.

Publiku është i etur për estradën, për folklorin, për anët e errëta të shoqërisë dhe sidomos për humorin. Duan mediatizimin e rutinës. Televizioni juaj ka nisur me sukses dy programe, ‘Për’puthen’ dhe ‘Big Brother VIP’. Big Brother-in më të madhe  bën politika. Me pak fjalë mund të përmblidhet ligjërimi i parlamentit: llum, hajdut, mafioz”.

“I vetmi ndryshim është se nuk nominojmë dot dhe nuk nxjerrim dot asnjë nga parlamenti”, ndërhyn me humor gazetari Denis Dyrnjaja.

Yzeiri tërheq vëmendjen, kur thotë se “ne po harrojmë të sillemi si qytetarë të vëmendshëm. Rrisim shikueshmërinë dhe mbushim sheshet për të parë spektakël dhe jo për problemet tona”.

Ndërsa sipas Dyrnjasë, deputetët duken më shumë si të përputhur.

E vërtetë, janë më shumë si te ‘Për’puthen’. Ai që tenton më shumë është Rama-Basha që shkëmbejnë mesazhe dashurie mes tyre”, replikon analisti.

Madje si argument ‘përdor’ aktorin Florjan Binaj:

Floriani ndiqet nga mijëra persona në ‘Portokalli’. Kur doli nga ekrani dhe kërkoi t’i bashkoheshin në protestë për një kauzë të rëndësishme, nuk u ndoq as nga 100 vetë. Si shpjegohet? Publiku nuk do të vërtetën, do që ta gënjesh. Duan artin, spektaklin që janë një lloj manipulimi. Viktimë e këtij manipulimi kanë rënë të gjithë dhe ky është problemi i shoqërisë shqiptare sot”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA