Rikthimi i dimrit, rikthen edhe friken per përmbytje te tjera në zonën e NenShkodres.
Thuajse çdo vit, mijëra hektare janë nën ujë dhe vetëm ne dy përmbytjet e fundit, dëmi është kolosal për banoret. Bashkia e Shkodrës, e ka tashme një shifër.
Çarja e argjinaturës vitin e kaluar, në kulmin e përmbytjeve shkaktoi vërshimin e ujërave drejt qindra hektarë toke dhe dhjetëra banesave. Edhe ketë vit problem per Dajcin, janë argjinaturat dhe mos pastrimi i disa kanaleve kulluese.
Kryetari i Njesise Administrative, Gjovalin Darragjati tregon se per 3 vite me radhe banorët janë përmbytur por nuk kanë marre asnjë dëmshpërblim dhe kjo ka sjelle largimin e tyre.
Në përmbytjet e këtij viti, rreth 1800 hektarë toke në këtë zone ishin nën ujë për dy muaj me radhe.
Top Channel