Prostituta hyn në makinën e yllit të PSG-së, i vjedh telefonin. Ja kushti që kishte për t’ia kthyer

27/10/2021 16:33

Mesfushori i PSG, Ander Herreira është grabitur në kryeqytetin francez gjatë mbrëmjes të së martës.

Mediat e huaja thonë se 32-vjeçari ishte ndaluar në semafor në parkun ‘Bois de Boulogne’ kur një prostitutë hyri në makinën e tij.

Le Parisien raporton se prostitute hyri në makinën e lojtarit të PSG dhe vodhi portofolin e tij me telefonin, të cilat ishin në anën e pasagjerit. Ajo i kishte që ta linte në një vend të caktuar si kusht për t’ia kthyer telefonin, diçka që mesfushori e refuzoi kategorikisht.

Rreth orës 8 të mbrëmjes, policia kishte marrë telefonatën ku denoncohej se mesfushorit i kishin vjedhur telefonin dhe portofolin me 200 euro.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA