Mazhoranca braktis dy herë Komisionin për 25 prillin. Mbledhja vazhdon pa praninë e socialistëve, Kuvendi ndërpret sinjalin

27/10/2021 12:23

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit këtë të mërkurë nisi me tone të qeta në Kryesinë e Kuvendit, por mjaftoi miratimi i rendit të ditës që të prishë gjithçka.

Deputetët e mazhorancës hynë dhe dolën dy herë nga mbledhja, kurse PD ndërsa vijonte e vetme, socialistët dhe administrata e Kuvendit i kërkonin ndërprerje të mbledhjes, pasi nuk kishin kuorum. Më pas nuk mbeti asgjë tjetër, veçse Kuvendi të ndërpriste sinjalin e transmetimit për mediat.

Ishte vetë Drejtoresha e shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, Lefterie Luzi, ajo që paralajmëroi fillimisht deputetët e opozitës që të linin mbledhjen.

Edhe pas këtij paralajmërimi, deputetët e opozitës e vazhduan mbledhjen, ndërsa i gjithë debati u krijua pasi PS kërkoi të futej në rend të ditës shqyrtimi i rregullores, por një kërkesë e tillë, nuk u mor parasysh nga kryetari i këtij komisioni.

Lefterie Luzi e akuzoi Alibeajn se është duke vijuar Komisionin Hetimor pa kuorumin e nevojshëm, duke vepruar në shkelje të ligjit. Ky i fundit, theksoi se do ta çojë në ndjekje penale atë personalisht dhe këdo tjetër që përpiqet të pengojë me çdo formë transmetimin direkt të mbledhjes së këtij komisioni të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin. Do të çoj në ndjekje penale ty dhe çdokënd tjetër”, tha Alibeaj.

Ndërsa pak çaste më pas Alibeaj i kërkoi punonjësit të Gardës së Republikës që ta nxirrte jashtë Luzin, e fundit kjo që është larguar.

Garda, zonja nuk është deputete dhe nxirreni nga ambientet e sallës së Byrosë dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Kuvendit. Garda ju lutem nxirreni jashtë zonjën në fjalë”, tha Alibeaj.

Alibeaj theksoi se nëse administrata do ta ndërpriste, si rezultat i ndonjë urdhëri që kishte marrë, ai do ushtronte të gjitha të drejtat si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithëkënd, madje se do shkojë deri në kallëzim penal.

I them administratës se mbledhja ka filluar është çelur me kuorumin sipas rregullores e deklaron kryetari. Ju keni detyrimin e transmetimit direkt të saj deri kur kryetari të deklarojë fundin e saj. Nëse do merrni urdhra të paligjshme, apo do ndërprisni sinjalin, do jem i detyruar të ushtroj të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithëkënd nga ju deri në kallëzim penal. Ky është një paralajmërim që e bëj, mos u bëni pengesë as ju dhe as administrata”, tha Alibeaj.

Por ky paralajmërim i Alibeajt duket se nuk u mor seriozisht nga administrata e Kuvendit, e cila bëri të mundur ndërprerjen e transmetimit direkt, duke detyruar deputetët e opozitës të vazhdojnë diskutimet pa transmetim direkt për mediat.

Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, 4 ministra dhe drejtuesit e institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend, do të thirren si dëshmitarë në Komisionin e Posaçëm Hetimor të ngritur këtë të hënë, për parregullsitë në procesin zgjedhor të 25 prillit.

Drejtorë e ish-drejtorë policie, drejtues të 61 bashkive, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe AKSHI-t, do të duhet të përgjigjen para 15 deputetëve, lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike, për manipulim të vullnetit të zgjedhësve.

Ndër çështjet kryesore që do të trajtojë ky komision me afat 3-mujor do të jenë patronazhistët, shpërndarja e fondit të rindërtimit gjatë periudhës zgjedhore, tenderat publikë si edhe punësimi i 13 mijë individëve në administratë.

Të gjitha këto, nga demokratët konsiderohen si përdorim i pushtetit në funksion të shit-blerjes së votës. Në funksion të këtij objekti hetimor, do të kërkohen informacione në 19 institucione shtetërore duke përfshire edhe metoda të tjera hetimore, përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu, ndërprerja e sinjalit nga Kuvendi nuk e pengoi PD të vijoj me mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja u transmetua live në faqen zyrtare të PD në Facebook, ku deputetët e PD vazhduan të raportim mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Debati në Komision

Toni Gogu: T’i kthehemi logjikës së ligjit, mblidhni veten dhe vini rregull e rend në punimet e këtij komisioni, se nuk mundet që të na pegnoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të rendit të ditës. Mblidhni veten e vini rregull se s’mund të na pengoni për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni. Mblidhni veten se s’mund të na ndaloni të hartojmë e votojmë së bashku rregulloren e brendshme.

Duhet me urgjencë të mblidhini veten e të nisni më në fund të drejtoni me maturi nëse duam vërtët që hetimi i zgjedhjeve të bëhet realitet dhe jo shou politik nga ato që argëtojnë mbrëmjeve, nevojitet drejtim i matur nga ju kryetar.

Alibeaj: Cila ishte kërkesa për procedurë?

Toni Gogu: Të hidhni në votim rendin e ditës, brenda rendit të jetë zgjedhja e sekretarit nga radhët dhe të hartojmë e miratojmë rregulloren e brendshme të këtij komisioni.

Alibeaj: Ka folës kundër?

Gazment Bardhi: Kërkesa e bërë nga kolegu është e përsëritur dhe është ezauruar në 3 mbledhje. Ne kemi ardhur të përgatitur për këtë rend dite që na ka njoftuar kryetari. Sa i përket rregullores ka një draft, kemi kaluar fazën e miratimit në parim.

Bardhyl Kollcaku: Shkelim rregulloren, bëjmë lojëra fjalësh e nuk prodhojmë asgjë, vullneti i shumicës dhe pakicës ka qenë i plotë kur u votua komisioni hetimor ne jemi këtu për të kontribuar në mënyrë shumë serioze, si ka mundësi që të shkelet ligji nuk zgjidhet sekretari?

(Nderhyhet) Mos fol kur flas unë mos fol e ke pasur 3 herë në rend dite, nuk të kam ndërprerë, është kërkesa e parë e ligjit, kush është mbledhja e parë sot apo para 10 ditësh? Ku është procesverbali i mbledhjes së kaluar? Ju lutem drejtojeni këtë komision si e ka ligji. Rregullorja jo e miratuar në parim kur kanë qenë 7 vota pro e 7 kundër? Apo është vota e kryetarit e numëruar për dy? Ku është parë kjo?

Petrit Vasili: Referimet e ligjit janë shumë të qarta, nëse ka një njeri që nuk kupton që mbledhjet i drejton kryetari dhe me autorizimin e tij e drejton zv kryetari, është problem që s’kemi ku shkojmë më tutje.

S’kemi kohë të përdoret koha e mbledhjes për alibitë e bojkotit që bën mazhoranca nëse ikin është vendimi i tyre politik por nuk vijmë dot këtu që ky vendim politkk që ishte i trashë e i gabuar të na e shesin si procedurë.

E zeza mbi të bardhë është thënë, dhe këtu nën pjesën e parë që dëgjuam kishte dhe kamera ndaj ishte goxha e ndezur madje duhej njotuar që në momentin që ikin kamerat të kthehemi në normalitet

Le ta thonë qartë që nuk duan ta vazhdojnë edhe këtë mbledhje e të vazhdojmë se kemi edhe punë të tjera. Meqë ka pasur një dëshirë të paparë për të pasur vetëpërmbajtje dhe kur përdoren figuracione të caktuara në fjalë që kanë konotacion fyes duhet të evitohen aq më shumë nga ata që predikojnë shumë më shumë për një gjuhë të tilëm se vetëpërmbajtja është reciproke.

Alibeaj: Pranoj plotësisht ftesën e zv kryetarit Toni Gogut për tone të qeta, vetëfrenim e për të vendosur në plan të parë interesin e këtij komisioni. Që të ecim një orë e më parë me këtë hetim.

Për pretendimet më bëtë thirrje të mbledh veten, unë jam i mbledhur këtu, kam qenë i mbledhur të treja këto mbledhje por nuk ju mbledh dot juve, nuk ju mbodha dot në 20 tetor që kishin caktuar datën dhe orën, se ikët në mbledhjen e mëparshme, ikët pa arsye, se kishin filluar votimin në parim e kaluam, nuk kam ndonjë fuqi tëë mbinatyrshme për t’u mbledhur.

Kollçaku: U bë hera e 3 që ne mblidhemi  dhe shkelim ligjin me të dyja këmbët, shkelim rregulloren e Kuvendit, bëjmë lojëra fjalës, show mediatik dhe nuk prodhojmë asgjë. Vullneti i shumicës dhe pakicës ka qenë i plotë kur u bë ngritja e komisionit hetimor. Si ka mundësi të shkelet ligji që kemi 3-4 herë që jemi mbledhur dhe nuk është votuar akoma sekretari i Komisionit. Kur flas unë mos fol, nuk të kam ndërprerë asnjëherë. E kemi pasur tre herë në rend dite dhe tre herë e kemi anashkaluar. Këtu në rendin e ditës që duhet të ishte miratuar me konsensus duhet te ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar. Të gjitha mbledhjet bashkëdrejtohen nga kryetari dhe nënkryetari i Komisionit dhe ju me të drejtën që fikni e ndizni mikrofonin e keni shkelur këtë të drejtë. Ne jemi të gjithë të barabartë ju i parë mes të barabartëve. Nuk mund të quhet e miratuar në parim rregullorja kur ka qenë 7 vota nga ju dhe 7 nga ne, apo është vota e kryetarit që numërohet për dy. Ju lutem të fillojmë duke miratuar rendin e ditës.

Kreu i këtij Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet më datë 29 tetor, në orën 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA