Këtë të mërkurë po mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit.
Zëvendës kryetari i këtij komisioni, Toni Gogu kërkoi që të hidhet për votim rendi i ditës, brenda rendit të ditës të jetë zgjedhja për sekretarin nga radhët si dhe miratimi dhe hartimi i rregullores së brendshme të këtij komisioni.
Zv. kryetari Toni Gogu u shpreh se që në nisje të këtij Komisioni janë shkelur ligjet, ndërsa i bëri thirrje Alibeajt që t’i kthehet logjikës së ligjit.
Gogu i bën thirrje edhe anëtarëve të opozitës: “Nevojitet qëndrim i matur nga ju kolegë të opozitës”.
Gogu: Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i kuvendit nuk po gjen dot zbatim! E ngjizët veprimtarinë e këtij komisioni në shkelje flagrante të ligjit, nisët duke mos hedhur në votim rendin e ditës. E përshkallëzuar duke mos zgjedhur sekretarin e komisionit nga radhët e anëtarëve. Kulmuat duke hartuar një rregullore sipas mendjes suaj dhe jo sipas vullnetit të këtij komisioni. Kërkesat tona tashmë janë mbuluar nga kapica e shkeljeve të bëra nga ju zoti kryetar, për të arritur në mbledhjen e fundit ku ne shumicës na u mohua e drejta e votimit dhe votës, në komision ku do hetojmë se si qytetarët kanë ushtruar këtë të drejtë në zgjedhjet e fundit. Na u nëpërkëmb e drejta për të qenë pjesë e hartimit dhe miratimit e rregullave të komisionit. Si mund të drejtoni një komision të tilla pa konsideruar as votën ju e dini!
Ne kemi durimin e mjaftueshëm, që të përsërisim kërkesën tonë që ti ktheheni logjikës së ligjit. Zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rend dhe rregull në punimet e këtij komision, s’mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të rendit të ditës. Ky komision ka detyrimin që të administrojë siç duhet zbatimin e objektivit të katërfishtë brenda kohës që na ka caktuar kuvendi. Mblidhni veten dhe vini rregull sepse s’mund të na ndaloni të hartojmë dhe të votojmë së bashku rregulloren e brendshme. Ky komision ka nevojë të miratojë dhe hetojë. Nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni të drejtoni. Nëse duam që hetimi parlamentar i zgjedhjeve të bëhet realitet dhe jo show politik nevojitet drejtim i matur. Nevojitet qëndrim i matur nga ju kolegë të opozitës. Hetimi që kërkohet nga ne po citoj ligjin, tërësi veprimesh proc që ndërmerren nga ky komision pa marrë të pandehur, vetëm duke hetuar dhe mbështetur mbi prova. Nevojitet qëndrim i matur nga ne, kolegët e shumicës, GJK na ka kornizuar detyrat brenda kompetencave të Kuvendit. Duhet ti japim fund situatës që ndodhemi!
Top Channel