‘Jam kundër vaksinës me detyrim’/ Mjekja Boçari përplaset me Brataj në Open: Qëndrimi juaj antishkencor

27/10/2021 21:49

Mjekja Mimoza Boçari në në lidhje live në Open e pyetur nëse është kundër apo pro vaksinës, kishte një qëndrim krejt të kundërt nga paneli në studio.

Ajo tha se ishte kundër vaksinës me detyrim, por se vaksinën e covid nuk e konsideronte të tillë, madje sipas saj situata e covid nuk i ka përmasat e një pandemi, gjë që më pas shkaktoi debat në studio.

Mimoza Bocari: Jam pro vaksinës, po kundër asaj me detyrim dhe kjo nuk e meriton emrin vaksinë.

Kam shuëm dyshime, që në fillim propaganda që u bë ishte e pashembullt, u shpall pandemia për një sëmundje që nuk ka përmsata e pandemisë.

Në një kohë që njerëzit vuajnë nga shumë gjëra del covid si arsyeja kryesore që po vret njerëzit. Le të marrim si shembull cigaret etj me radhë.

Tani për të rritur imunitetin, mjafton të jetojmë shëndetshëm. Covidi doli që nuk ka pasoja aq dramatike sa u tha në fillim. Tani vaksina lehtëson klinikën e sëmundjes, por tani nëse unë jam një njeri me imunitet natyral pse duhet të vaksinohem.

Ajo që më shqetëson është që ne nuk bëhemi dot një për të mirën e njerëzimin.

Brataj: Qëndrimi juaj është antishkencor. Nuk mund të flisni pa argumenta.

BoÇari: A keni kod etike ju?

Brataj: A më thirrët me emër unë do ju përgjigjem .

Boçari: Kjo vaksinë ka zhvilluar shumë komplikacione deri më tani.

Top Channel