Paralelisht me hetimin parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, demokratët kërkojnë ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
Detyra 6 mujore e komisionit bipartizan krahas ligjit te ri zgjedhor për opozitën duhet te jete edhe hartimi i ndryshimeve kushtetuese. Konsensusi për një reformë zgjedhore të dakordësuar duket i vështirë për shkak të konfliktualitetit mes palëve që po dështon edhe hetimin parlamentar për zgjedhjet, pasi puna ka ngecur ende te miratimi i rregullores se brendshme.
Socialistët braktisen mbledhjen, por demokratët e vijuan edhe pse kuorumi mungonte. Me largimin e mazhorancës, sinjali i transmetimit për mediat u fik. Ky ishte momenti kur kryetari i Komisionit kërcënoi administratën me padi penale, pas përplasjes me Lefterie Luzin, e cila ne Kuvend mban postin e drejtoreshës se shërbimeve për Komisionet.
Për të kthyer normalitetin ne Kuvend , mazhoranca paralajmëroi se do kërkojë masa disiplinore për kryetarin e Komisionit Hetimor.
Enkelejd Alibeaj e sheh lëvizjen e socialisteve si alibi për të bllokuar thirrjen ne Kuvend te kryetarit te tyre.
Tentativa e radhës për një mbledhje normale u la për ditën e premte.
Top Channel