Ish presidenti Bamir Topi i ftuar sot në Top Talk foli se përse sot nuk po hetohet 21-janari dhe nëse mund të ketë një përballje juridike për Sali Berishën për këtë çështje.

Ai tha se nuk kishte ‘shpresë’ se kjo çështje do të shihte dritën e zbardhjes.

“Mund të ishte, por nuk është sepse ata që e kanë në kujtesë mbajnë mend vetëm përplasjen para kryeministrisë , por për 21 janarin ka pasur një proces politik në parlament, një komision hetimor.

Dhe është rasti i paprecedentë që u mor një komision dhe u sulmuan institucionet e pavarura. Dhe sa kohë është Rama nuk ka pasur gjë për këtë gjë, ai u betua dhe u stërbetua po nuk u bë gjë.

Në këndvështrimin politik, është një ngjarje ku janë të gjithë palë dhe në fund fare në komisionin parlamentar sulmohen të gjithë me përjashtim të opozitës. Tani pse nuk ka proces politik për 21 janarin nga 2013 e deri më tani? Kush është personi apo institucioni që është i interesuar?
Nuk ka as proces politik, as nuk ka shenjë për një proces juridik” tha ai.

Kujtojmë se 21 janari është cilësuar si një prej ditëve më të zeza që ka kaluar vendi ynë, ku mbetën të vdekur Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur shtatë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA