“Do ketë garë të lirë”/ Sali Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD-së

26/10/2021 18:43

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së Kavajës tha se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos për mbledhjen e Kuvendit, për ndryshimet staturore që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin si formë direkte e qeverisjes suaj, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë aty, do të ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën:

Edi Rama ke rrëmbyer votat do të paguash një për ne , dhe ne jemi betuar presim me padyrim fillimin e protestave për rrëzimin tënd përfundimtar.

Me Ramën që kontrollon votën zgjedhje nuk mund të ketë, prandaj dhe ne do ti japim vendin e merituar. Në këto momente Rama me pengun e tij kanë planifikuar dhe vepruar për asgjësimin e pluralizmit sepse ish kryetari vepron sikur nuk është zgjedh me votën e demokratëve.

Tani në 30 vite s’ka ndodhur kurrë që të hapet parlamenti me ndryshime kushtetuese, i janë qepur kushtetutës si çakej, po ju bëj thirrje demokratëve refuzoni çdo marrëveshje me Ramën, se ai është i pabesë njësoj si pengu që ka marrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA