Ushtria shtyp protestën indigjene kundër grupit zvicerjan të minierave në Guatemala (fotot)

25/10/2021 19:33

Qindra policë e personel ushtarak u dislokuan sot El Estor, qyteza e popullsive indigjene në verilindje të Guatemalas ku qeveria shpalli shtetrrethimin prej protestave të dhunshme.

Banorët protestojnë kundër një kompanie zvicerjane të minierave që vijon punën pa kryer “konsultimin me komuntetetet e zonës” siç është urdhëruar nga gjykata.

Katër policë ishin plagosur sot gjatë hapjes së rrugës së bllokuar nga banorët indigjenë që janë vendosur aty prej 4 tetorit “në rezistencë” ndaj kompanisë  Solway Investment.

Grupet vendase kundërshtojnë aktivitetin e minierave prej dëmit mjedisor dhe atë në shëndetin e banorëve vendas, duke protestuar prej disa javësh.

Katër policët e plagosur ishin qëlluar në këmbë, njoftuan autoritetet, ndërsa protestuesit thanë se trazirat janë shkaktuar nga të infiltruarit në protestë.

“Ky rrethim kërkon të sigurojë vazhdimin e punës së industrisë së minierave,” tha Abelino Chub, një nga liderët indigjenë që kundërshton operacionet minerare  në El Estor.

Ai shtoi për rrjetin AFP se kufizimi i të drejtave të qytetarëve ka si qëllim të trembë popullatën dhe liderët e komunitetit që kundërshton operacionet e kompanisë së minierave.

FOTO GALERI
4/6
Katër policët e plagosur ishin qëlluar në këmbë, njoftuan autoritetet, ndërsa protestuesit thanë se trazirat janë shkaktuar nga të infiltruarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA