Në Universitetin Fan Noli në Korçë janë vaksinuar deri tani rreth 60% e studentëve një pjesë prej të cilëve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndërsa të tjerë janë vetëm me një dozë.

Por edhe pse për të lehtësuar vaksinimin e studentëve pranë universitetit janë 2 qendra të ngritura duket se ata kanë zgjedhur të vaksinohen pranë qendrave të tyre të banimit.

Universiteti i Korçës prej fillimit të vitit akademik lejoi hyrjen e studentëve në auditore pavarësisht nëse ishin vaksinuar apo jo. Rektori sqaron se ky vendim nuk ishte kundër grupit të ekspertëve apo rekomandimeve të tyre, por Universiteti i Korçës edhe për shkak të numrit të vogël të studentëve ka ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin në auditore duke respektuar masat e sigurisë.

Në Universitetin e Korçës në të gjitha programet e studimit janë rreth 3400 studentë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA