![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/deni-xhepa_sd-800x450.jpg)
Skiatori që përfaqëson Shqipërinë! Botërori i skive në Austri, vendi ynë përfaqësohet në garë nga Deni Xhepa
13/02 12:54
Luiz Suarez shpëton Atleticon nga humbja përballë Real Sociedadit në “Wanda Metropolitano”.
Sulmuesi uruguaian realizoi dy herë në pjesën e dytë, duke kthyer baraspeshën në rezultat, pasi ekipi bask kishte mundur ta tundte dy herë rrjetën me Sorloth në pjesën e parë dhe suedezin Isak në fillim të fraksionit të dytë.
Ta parin, atë të rezultatit të përkohshëm 1-2, ish-sulmuesi i Barcelonës e shënoi në minutën e 61-të, i shërbyer nga Joao Feliks, ndërsa të barazimit përfundimtar 2-2 e realizoi në të 77-tën, me penallti.
Një pikë e fituar me mund nga ekipi bask, që ka befasuar në këtë fillim sezoni, duke kryesuar LaLigan me 21 pikë, një më pak se Reali i Madridit dhe Sevilla./ SS
Top Channel