Figurë e keqe për Cristiano Ronaldon në Manchester-Liverpool, me yllin portugez që nuk mundi ta fshehë nervozizmin dhe irritimin në një sfidë poshtëruese për skuadrën e tij.
Ishte ndeshja më e pritur në Angli dhe mbi të gjitha një klasike e madhe në një të dielë që propozoi supersfida në çdo cep të Europës, por sfida zhgënjeu pritshmëritë e United pasi manifestoi superioritetin e të kuqve që fituan 5-0, në një takim ku nuk pati garë dhe këtë e vërteton edhe fakti se pjesa e parë përfundoi 4-0 për skuadrën e Jurgen Klopp.
Liverpooli pasi kaloi në avantazh me Keitan që në minutën e pestë, thelloi diferencën me Diogo Jota dhe Salah, gjatë kësaj kohe një ndër yjet që pritej të shkëlqenin, Cristiano Ronaldo u pa shumë pak, dhe në shtesën e pjesës së parë u vu në dukje, por me një veprim aspak të denjë për të. Kur ishte duke luftuar për një top me Jones, Ronaldo fillimisht bëri një faull të pastër dhe më pas, kur kundërshtari ishte në tokë, e goditi dy herë me shkelm, një faull reagimi ky që pasqyron gjithë irritimin dhe furstracionin e Ronaldos, edhe pse i kushtoi vetëm një karton të verdhë për sa i përket aspektit teknik.
Edhe pse momenti është i vështirë, gjithsesi Ronaldo nuk dorëzohet, përkundrazi. Pas sfidës portugezi reagoi nëpërmjet rrjeteve sociale në një postim në të cilin shkruan.
“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë hesapi nuk është ai që duam. Dhe kjo është tek ne, vetëm tek ne, sepse askush tjetër nuk ka faj. Tifozët tanë ishin, edhe një herë, të mrekullueshëm në mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë, dhe na takon neve ta dorëzojmë. Koha është tani!”./SuperSport/
Top Channel