
25/02 22:31
Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministrin e Bavarisë Markus Soder gjatë vizitës zyrtare në Gjermani.
Përmes një postimi në rrjetin social, Rama bën me dije takimin me homologun e tij, teksa shkruan se Soder mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Rama informon se dy palët do punojmë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.
“Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Top Channel