Socialisti Petro Koçi, i cili rikthehet në parlament pas një kohe të gjatë, tha se megjithëse vendi ka ecur përpara politika nuk ka ndryshuar shumë.
“Politika nuk ka ndryshuar shumë, mendësia ka mbetur prapa. Kryetari jonë ishte pa mjekër u bë me mjekër, ata të opozitës kanë mbetur pa mjekër”, tha Koçi.
Koçi tha më tej se ndërsa opozita kërkon të justifikojë humbjen e 3 radhazi, ata ja kanë bërë më të lehtë fitoren mazhorancës.
“Opozita kërkon të justifikojë humbjen e 3 radhazi. Ne fituam dhe ishte puna jonë, merita jonë, por duhet ta pranojmë që ju na ndihmuat shumë që të merrnim mandatin e tretë se keni bërë ca premtime sikur shqiptarët do hanin me garuzhdë floriri. Ju krijuat një bandë të armatosur në Elbasan dhe tmerruat njerëzit”, tha ai.
Top Channel