Situata epidemiologjike me virusin Covid 19 në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë.

Me përhapjen e variantit Delta është shënuar edhe rritja e numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, sidomos te të rinjtë. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritet thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Mal të Zi vaksinimi masiv kundër Covid 19 ka filluar më 4 maj. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 41,2 përqind, ndërsa tërësisht janë vaksinuar 38,4 përqind e popullatës së përgjithshme, raporton DW. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, numri më i vogël i të vaksinuarve shënohet në radhën e të rinjve. Ndërkohë që ka filluar edhe marrja e dozës së tretë, sidomos për personat mbi 60 vjeç.
Së fundmi janë shënuar edhe raste të të infektuarve në radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe në Universitete. Por Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit thotë, se nuk ka të dhëna për numrin mësuesve të vaksinuar.

Edhe pse situata me virusin Corona vazhdon të jetë e rënduar,Instituti i Shëndetit Publik në masat e fundit të prezantuara nuk ka rekomanduar masa shtesë të kufizimeve. Mbajtja e maskave është pothuajse minimale, lokalet dhe qendrat tregëtare janë të hapura, e në restorante e bare, nuk kërkohen teste.

Ministrja e Shëndetësisë e Malit te Zi Dr. Jelena Boronoviq-Bojoviq po kryeson delegacionin malazez në vizitën zyrtare në Institutin Robert Koch dhe Spitalin Universitar Charite. Ajo paralajmëroi nga Berlini, siç shkruan DW,  se Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë do t’i dhurojë Malit të Zi terapitë më bashkëkohore për stadet fillestare të sëmundjes Covid 19, me vlerë 3.172.454 euro. Po ashtu pritet dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA