OKB: Afganistani po përballet me një krizë të rëndë ushqimore

25/10/2021 11:05

Miliona afganë do të përballen me urinë këtë dimër, nëse nuk do të ndërmerren veprime urgjente.

Kjo krizë është paralajmëruar nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

Më shumë se gjysma e popullsisë, rreth 22.8 milionë njerëz, po përballen me mungesën ushqimore, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të vuajnë nga kequshqyerja.

Afganistani po përballet me një nga krizat më të rënda humanitare në botë, në mos qoftë më e keqja”, tha David Beasley, drejtori ekzekutiv i WFP.

Afganistani ra në duart e talebanëve në muajin gusht, pasi SHBA-të, tërhoqën trupat e tyre të fundit.

Marrja e vendit nën kontroll nga ata e dobësoi ekonominë, e cila ishte e varur nga ndihmat e huaja. Vendet perëndimore i ndaluan ndihmat, po ashtu edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i ndaluan pagesat.

Një vend konsiderohet i varur nga ndihmat e huaja, kur më shumë se 10% e prodhimit të tij bruto vjen nga ndihma e huaj; në rastin e Afganistanit, sipas Bankës Botërore, rreth 40% e PBB-së ishte ndihma ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA