Deputeti Erion Braçe dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përfshirë në debat gjatë seancës parlamentare që po mbahet këtë pasdite.

Basha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion në tendera duke e quajtur “nona dhe baba e korrupsionit”.

”Jo vetëm kjo rrugë ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit. Korrupsioni është arsyeja kryesore”, tha Basha.

Kjo deklaratë e fortë e bashës ka sjellë replikë të Braçes, i cili ka theksuar se për korrupsionin e supozuar Basha duhet të sjellë fakte dhe prova.

“Kur flasim për korrupsionin në këtë sallë pa më të voglin diskutim duhen prova dhe fakte, nuk duhen as nona as baba, as nipi as tezja. Nona, baba, xhaja, daja, tezja qoftë në atë periudhë qoftë në periudhën që u pasua e qoftë në këtë periudhë, pa një element pa mbrojtje ligjore politike morale. Pavarësisht se ça është nona apo baba kryetar apo kryetare. Gjithë sa thash lidhur me këtë projekt është e dokumentuar. Njerëzit nuk kanë nevojë as për llafet e mia dhe as për llafet e kurrkujt. Ky është mbikalimi dhe meqë s’ka pasur para për të si u bë kjo, si u ngrit. Kishim ndonjë detyrim ne ndaj këtyre? Mund ta di dhe unë se përse u mor në dorëzim kjo?”, tha Braçe.

Basha ka replikuar pas fjalës së Braçes, duke thënë se niveli i korrupsionit është 3 herë më lart se në vitin 2013.

“A e dini atë anekdotën autostrada duhej të kishte 4 korsi dhe tha ka 2, po ura ku është ja ku është ura. Si quhet programi i italianëve? Ai program dha lekët për rrugë dhe u bë ajo por 8 vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugët anësore. Nuk është puna ke të drejtë ti apo unë. Zambia, Shqipëria, e dyta në botë për nivelin e rryshfetit. Me çallmë, pa çallmë kjo është përgjigja. Janë në prefekturën e Lushnjes, nuk dua të përmend emra se s’dua të gërric zemrat e nënave dhe baballarëve. Korrupsioni është 3 herë më lart se në 2013. Ky është baba, nëna, e keqja që i ka zënë fermerët e Divjakës, Myzeqesë”, tha kryedemokrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA