Kjo është makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 57 vjecarit Demir Backa në Fier.
Makina u gjet e djegur në zonën pranë spitalit të ri dhe sipas policisë automjeti përdorte targa të kosovës të vjedhura. Në makinë janë gjetur edhe armët e përdoruara në krim. Prej tyre janë lëshuar breshëri plumbash, tre nga të cilët e kanë goditur viktimën në qafë dhe kokë dhe 15 në kraharor.
Ai që e ka qëlluar duket se është afruar duke i dalë përballë për ti dhënë një mesazh. Ky është dyshimi i policisë. E më pas ka zbrazur karikatorin e kallashnikovit në gjoksin dhe kokën e viktimës. Policia deri më tani ka shoqëruar 15 persona për ti pyetur për ngjarjen, por asnjë nuk është arrestuar. Policia është duke verifikuar disa pista të mundshme për arsyet e kësaj vrasje.
Më e vjetra është ajo e vitit 1998 për konfliktin për një tokë në bregdetin e Darzëzes dhe më e reja, ajo e hakmarrjes. Viktima së bashku me të afërmit e tij kanë dhunuar fizikisht duke e lënë në gjendje të rëndë një personazh të njohur në Fier. Kjo është një pistë e policisë së shtetit që po shqyrtohet për të mbërritur tek e vërteta. Për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe të afërm të viktimës për të mësuar se çfarë konfliktesh të mundshme mund të kenë çuar në këtë vrasje të mirë përgatitur.
Top Channel