Erion Braçe nxjerr fotot nga rrugët e Lushnjes në parlament: Bashës këtu i prishen flokët, Ramës i pritet koka

25/10/2021 18:13

Në fjalën e tij në Kuvend deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin e dy rrugëve në Lushnje që lidhin shumë fshatra në zonë me njëra tjetrën .

Basha tha se si qeveria e PD ashtu edhe PS bënë dy rrugë , të ndërtuara gabim qe ndanë fshatrat.

Braçe tregoi me foto se si mbikalimet janë lënë  përgjysmë dhe kërkoi nga ministrja të dinte se a kanë qenë ato të përfshira në projekt apo jo dhe pas kësaj qeveria ti japë zgjidhje situatës.

Braçe: Pa diskutim që korrupsioni është një problem i madh, pastrimi dhe lufta ndaj tij patjetër që kërkon raste konkrete, prova dhe fakte, sidomos kur bëhet fjalë për paranë publike të kontraktuar dy herë e më shumë .

Tani në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001 dhe 2005-2007, dy qeveri të ndryshme, njëra e jona dhe më pas ajo e opozitës së sotme, morën përsipër që të ndërtojnë akset nga Lushnja në jug të vendit, e para mori përsipër të ndërtojë aksin nga Rrogozhina në Lushnje, e dyta nga Lushnja në drejtim të Fierit, të dyja rrugët e ndërtuara gabim, kur ndanë përgjysmë fshatra të tërë, ekonomi të rëndësishme bujqësore, një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës.

Qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar rrethrrotullim, qeveria tjetër për herë të parë na dha mundësinë që të shohim në autostradë që ndërpritet me katër segmente, kjo rrugë, e dyta ishte vepra e parë e një ylli të ri një ngjitje, përvoja e munguar reflektohet në aks dhe në rrugë, aq dinte dhe aq dëm bëri. për mua më intereson, dua të di që përtej faktit rruga u ngjesh me shtufë, tani është bërë kanal, dua të di, po mbikalimet ku shtuan, do i kërkoj ministres që të verifikojë brenda projektit ishin mbikalime apo jo, sepse ngrehinat mbi rrugë, janë indicie që projekti ka qenë me mbikalime, në ajër. Ky këtu është nën kalim unë hyj këtu, por kryetarit të opozitës i prishin flokët, ndërsa kryetarit të qeverisë i heqin kokën, kamionët nuk hynë dot këtu, në shërbim të njerëzve nuk janë. Koha për verifikim, kam lexuar raportet e KLSH, tani më intereson verifikim, ka qenë me apo pa mbikalime, paratë kanë qenë me mbikalime apo pa mbikalime dhe qeveria t’i japë zgjidhje.

Kam një shqetësim që vjen në rritje nga zona. Janë çmimet e plehrave kimike dhe pesticideve, nitrati urea me çmime të larta, nuk mbajnë më ngarkesë fiskale të shtuar. Këto produkte i zotëron një kartelë prej 10 kompanish me qendër të Vorë, duhet rikthyer konkurrenca dhe asistenca për bujqit. Duhet nxitur një industri vendase qe i realizon këto produktet këtu tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA