Drejt derbit/ Tirana e plotë, Partizani me dy mungesa, Cara “shtrëngon dhëmbët”

25/10/2021 14:00

Ora e derbit po afron dhe trajnerët e Tiranës en Partizanit po u japin dorën e fundit përgatitjeve nga “llogoret” përkatëse ku janë grumbulluar prej ditës së djeshme.

Të dy skuadrat kanë preferuar periferinë e kryeqytetit për t’u grumbulluar, konkretisht zonën e Saukut, ndërsa gazetari i Supersport, Jurgen Zela raportoi nga kampi bardheblu duke zbuluar edhe të rejat më të fundit.

Kështu Shehi ka vënë të tijtë të kryejnë një seancë të lehtë stërvitore në hotelin ku janë grumbulluar, ndërsa grupi bardheblu është i plotë dhe atmosfera mjaft e mirë në prag të derbit.

Nga ana tjetër në kampin e kuq, trajneri Ilir Daja po bën llogaritë me dy mungesa të sigurta si Ergys Kaçe dhe Lucas Cardoso, ndërsa Tedi Cara do të ulet në pankinë, për të “shtrënguar dhëmbët”, nëse do të jetë e nevojshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta