Ky është Amarildo Hoxha nga Samatica e Beratit që denoncoi policinë e Lushnjes për dhunë fizike. Ai është rikthyer në rrethrrotullimin e Savrës në rrugën Lushnje Fier për të treguar se cfarë ndodhi.
28 vjecari është marrë në pyetje nga policia ndërsa ka nisur edhe një hetim i brendshëm në policinë e shtetit për rastin. I dhunuari thotë se ende nuk është ekzaminuar nga një mjek ligjor
Pas ngjarjes policia e qarkut Fier sqaron se ndalimi i 28 vjecarit është bërë në orën 04 të mëngjesit gjatë operacionit për kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur në fier. Sipas policisë ai kishte refuzuar të tregonte dokumentat dhe ka fyer dhe kanosur me jetë punonjësit e policisë.
Policia për këtë arsye e ka shoqëruar në komisarit. Duke qenë se të dyja palët kanë pretendime me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit ka nisur verifikimi dhe hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave në kryerjen e detyrës.
Top Channel