Basha: Vettingu emergjencë! Balla përgjigjet në emër të PS: Parimisht dakord, por sipas Venecias

25/10/2021 19:46

Kryedemokrati Lulzim Basha i tha parlamentit se Vettingu në politikë është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakonshme që kërkon mjete të jashtëzakonshme për zgjidhjen e saj.

Basha: Ekziston një lidhje e ngushtë midis frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton. Por frika e pak njerëzve që kanë përdorur besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit. Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd.

Në mungesë të kryeministrit Rama në sallën e parlamentit zoti Basha e mori përgjigjen nga kreu grupit socialist Taulant Balla

Balla: Jemi 100 % dakord me propozimet por nën dritën e ODHIR dhe Venecias.

Ky qëndrim i Taulant Ballës i jep dakordësi në parim ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita por duhet në vazhdim procedura e diskutimit të tyre,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA