Deputeti demokrat, Flamur Noka në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD tha se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të kuptojë se partia është në krizë të thellë.
Noka tha se një gjë e tillë i është kërkuar Bashës nga ai, Tomor Alizoti, por edhe disa demokratë të tjerë. Ai shtoi se Kuvendi i PD do të mblidhet, pasi “askush nuk e ndalon dot” sipas tij.
Noka: Kërkohet zgjidhje për këtë parti, zgjidhja është përtej karriges së kryetarit apo të çdokujt. Kjo është ajo që u kërkua nga Alizoti, unë dhe deputetë të tjerë.
Zoti Berisha ka lajmëruar se do të mblidhemi për të caktuar një datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Është Kuvendi i PD-së, jo i zotit Basha dhe jo i Nokës. Askush nuk e ndalon dot, përveç sovranit që ka firmosur, që në këtë rast janë delegatët.
Top Channel