Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një lajm të mirë sa i përket rindërtimit. Sipas tij, në fund të shtatorit të vitit 2022 mbarohet me procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të dy viteve më parë.

“Më 25 nëntor  futen të tjerë nipër shtëpi, në fund të shtatorit të vitit tjetër kemi mbaruar çdo gjë me rindërtimin. Një përmbytje ndodhi dhe ne paguam borxhet e qytetarëve shkodranë. Të dalësh të thuash që s’ka probleme vendi do ishte qesharake. Do flasim për varfërinë, se si luftohet korrupsioni. Tek varfëria, hajde të punojmë bashkë, të jetë shoqëri digjitale dhe jo me pallavra. Merrni raportin e BE shikoni ça thotë për ekonominë, korrupsionin, detyrat. Në të drejtën tuaj ankohuni na kritikoni, , por mos gënjeni dhe na thërrisni prap se çfarë bëmë me pushimin e shoferit. Por më mirë na pyesni se çfarë bëmë për qytetin që është dëmtuar. Çfarë bëmë për energjinë e të tjera”, tha Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA