Fëmijët e pandemisë, psikoza pas izolimit/ Mjekët: na është trefishuar puna
24/10/2021 12:05
Edhe pse nuk ka prekur numër të madh fëmijësh në vendin tonë covid-19 ka dëmtuar shëndetin mendor të tyre.
Sipas mjekëve psikozat janë çrregullimi kryesor i shfaqur pas izolimit tek fëmijë 5 vjeç e lart. Psikologëve dhe psikiatërve për fëmijë u është trefishuar puna për shkak të kërkesave të prindërve për të trajtuar psikozat e fëmijëve.
Por si duhet dalluar një fëmijë, i cili ka dëmtime të shëndetit mendor për shkak të pandemisë?
Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të vërejnë me kujdes çdo veprim të fëmijës së tyre, pasi nëse kapen në kohë këto çrregullime trajtohen me terapi dhe nëse neglizhohet situata e tyre rëndohet dhe duhet të kalojnë në trajtim me medikamente.
Top Channel