Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Strum në Roskovec.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë këtij sezoni fermerët janë përballur me dështimin në kultivimin e domates, pasi Kultivari që ata kanë mbjellë këtë vit nuk ka dhënë prodhimin e duhur qoftë në sasi, qoftë në cilësi.
Sipas Ballës, ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ngritur grupe pune për analizat përkatëse të farërave, ujit, tokës, me qëllim identifikimin e shkakut të dështimit me këtë varietet domateje në zonën e Roskovecit, Beratit dhe Dimalit.
Postimi i plotë:
Roskovec Zhvillova një takim me fermerë të njësisë Strum, të cilët janë përballur këtë sezon me dështimin në kultivimin e domates Kultivari që ata kanë mbjellë këtë vit nuk ka dhënë prodhimin e duhur qoftë në sasi, qoftë në cilësi. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ngritur grupe pune për analizat përkatëse të farërave, ujit, tokës etj, me qëllim identifikimin e shkakut të dështimit me këtë varietet domateje në zonën e Roskovecit, Beratit dhe Dimalit. Po ashtu do të mbështeten fermerët nga ekspertët e MBZHR pë sezonin e ri të kultivimit të domates që fillon në ditët në vijim.
Top Channel