Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi hyri i maskuar në një dyqan në Patos dhe vodhi një sasi parash. Por arratia e tij zgjati pak kohë pasi u identifikua dhe u vu në pranga nga policia.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje).
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel