Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus në fshatin Nartë të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00. Forcat blu bëjnë me dije se pusi ku u rrëzua i moshuari i identifikuar me inicialet K.K., ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA