Twitter-i e pranon se algoritmi i tij favorizoi më shumë mesazhet e politikanëve të krahut të djathtë

23/10/2021 13:06

Twitter-i ka shpërndarë më shumë mesazhet e konservatorëve dhe idetë e djathta.

Ky është rezultati i një studimi të kryer në disa vende, i cili zbuloi se mesazhet konservatore apo idetë e djathta u shpërndanë më shumë se mesazhet e politikanëve liberalë në Twitter.

Po ashtu, edhe mesazhet e mediave të krahut të djathtë u përforcuan më shumë se ato të mediave të krahut të majtë.

Studimi zbuloi se përdoruesve të Twitter-it iu shfaqeshin më shumë mesazhe politike dhe veçanërisht ato të së djathtës.

Ndërsa rrjeti social ka deklaruar se do të realizojë një analizë në lidhje me shkaqet që çuan në këtë problem, për të kuptuar se pse algoritmet e tij, përforcuan më shumë përmbajtjen e krahut të djathtë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka akuzuar rregullisht Twitter-in për kufizim të zërave të krahut të djathtë, por siç duket studimi i kryer nga vetë kompania, zbuloi se në realitet mesazhet e republikanëve u shpërndanë më shumë se ato të demokratëve.

Kujtojmë se gjigantët e mediave sociale janë kritikuar nga partitë e majta se nuk kanë marrë masa të nevojshme për të luftuar dezinformimin në platformat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA