28/11 22:56
Të paktën 16 persona mbetën të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë baruti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Ryazan të Rusisë.
Sipas medieve shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që arsyeja e shpërthimit nuk është përcaktuar ende.
Zv.ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Alexey Kuznetsov, informoi se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 16 persona. Gjithashtu është plagosur një person dhe në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.
Top Channel