Bayerni i Mynihut mposhti 4-0 këtë të shtunë Hoffenheimin pa trajnerin Julian Nagelsmann në stol, i cili kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus. Trajneri i kampionëve të Bundesligës u zëvendësua në stol nga Dino Toppmöller.

Megjithatë, lajmi që bëri më shumë përshtypje pas ndeshjes ishte rrëfimi i Joshua Kimmich se nuk ishte vaksinuar për Covid-19. Gjithsesi, 26-vjeçari mohoi se ishte kundër vaksinimit, pavarësisht se ka dyshimet e tij.

“Po, është e vërtetë, nuk jam i vaksinuar. Kam ende disa rezerva. Mendoj se duhet respektuar vendimi im, por kjo nuk do të thotë se jam kundër vaksinimit. Nuk jam kategorik kundër, për faktin që nuk jam vaksinuar.

Dua të pres studime afatgjata, jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia dhe i zbatoj rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit çdo dy-tri ditë.” Këto janë fjalët e “yllit” të Bayernit dhe përfaqësueses gjermane, që kanë nxitur një ortek kritikash në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA