Një nga mediat më të njohura serbe, “Danas” raportoi se djali i Aleksandër Vuçiç, Danilo, bashkë me një grup personash të tjerë i kanë dhuruar një shumë të madhe parash, një makinë dhe një shtëpi një personi të dënuar për krime lufte, i cili ka kryer dënimin në Kroaci e pas lirimit, është kthyer në Beograd.

Ky raportim, sipas Express, ka bërë që dhe vetë Danas të vihet në shënjestër të autoriteteve serbe.

Kur nuk e godasin dot Vuçiçin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pas përfundimit të një dënimi 13 vjeçar. Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, citohet të ketë thënë Dragan Vasiljkoviç, i njohur ndryshe si “kapiten Dragani”.

Akuzat ndaj Danasit, i lëshoi ministri serb Nebojsha Stefanoviç, i cili tha se disa gazeta në vend po e sulmojnë Danilon sepse duan rrëzimin e Vuçiçit dhe se po përgatisin grusht shteti.

Lajmi i të përditshmes Danas, në të cilin opozita dhe grupet e ndryshme të interesit po lajnë hesapet me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiç, jo me presidentin, por me fëmijën e tij – është një turp për të gjithë Serbinë”, u shpreh ministri i mbrojtjes, sipas të cilit meqenëse nuk po i gjejnë dot gabime presidentit serb, tani po sulmojnë djalin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA