Një 26 vjeçare afgane këtë të shtunë ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj në qytetin e Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane ka plagosur bashkëjetuesin e saj.
“Në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç”, njofton policia.
I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel