“Kina po na e kalon me teknologjinë e përparuar”, paralajmërimi i zbulimit të SHBA

23/10/2021 17:15

Zyrtarët amerikanë të zbulimit e pranuan hapur rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.

Këto teknologji mund t`i japin, sipas tyre, Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor si dhe sektorë të tjerë thelbësorë në SHBA.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë theksuan se kanë ripërtërirë paralajmërimet ndaj drejtuesve të biznesit, akademikëve e zyrtarëve të qeverisë vendore dhe shtetërore, në lidhje me rreziqet e pranimit të investimeve kineze apo ekspertizës në industritë kryesore.

Atyre nuk do t`u kërkohet të refuzojnë investimet kineze.

Qëllimi i këtij njoftimi është të inkurajojë përpjekjet për të kontrolluar pronësinë intelektuale dhe zbatimin e masave të sigurisë.

Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare nën drejtimin e Presidentit Joe Biden i janë kundërvënë në mënyrë agresive e publike politikave keqdashëse të Kinës, të cilën disa zyrtarë e kanë quajtur kërcënimin më të madh strategjik për Shtetet e Bashkuara.

Qeveria kineze i ka deklaruar tashmë qëllimet e saj për të krijuar teknologji fitimprurëse robotike, e në fusha të tjera, sipas planeve që njihen si “Made in China 2025”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA