Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi mori në pyetje Bllazho Gjukanoviçin, djalin e presidentit Millo Gjukanoviç pasi emri i tij doli në skandalin e dokumenteve Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.

Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila mori pjesë në këtë hulumtim, tha se kreu i shtetit dhe i biri kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Gjukanoviç, deklaroi më herët se ka themeluar kompaninë “Victoria Trust” në një kohë kur nuk ka qenë zyrtar, por se nuk ka pasur transaksione biznesi apo llogari bankare të hapura.

Pas kësaj, pronësinë e asaj kompanie ia ka kaluar djalit të tij. Kabineti i kreut të shtetit tha se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA