Hakerohet platforma sociale e Trump/ Të ‘vërtetën’ e Trump e hakeroi faqja “Anynomyous”

23/10/2021 01:48

Platforma e mediave sociale të shpallur nga Donald Trump i titulluar “E Vërteta” është hakuar ende pa nisur të funksionojë.

Grupi i njohur “Anynomyous” u shpreh se qëndronte pas sulmit kibernetik.

Ata thyen rrjetat e sigurisë së platformës duke hapur një profil fallco me emrin “donaldtrumpjr” dhe postuan foto derrash të vdekur dhe postime me fjalë të rënda kundrejt themeluesit të Twitter, Jack Dorsey, si dhe nxorën vendndodhjen e ish-zonjës së parë Melania Trump.

Anynomyous u shpreh se kjo lëvizje ishte pjesë e fushatës së tyre “Lufta online kundër urrejtjes”. Ish-presidenti Trump u shpreh se media e tij sociale do të konkurrojë kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe do të jetë një platformë për lirinë e shprehjes pa diskriminime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA