Deputetja e PD, Grida Duma tha sot gjatë komunikimit për mediat se Komisioni Hetimor ‘Beçhetti” do t’i tregojë shqiptarëve atë që ndodhi sipas saj.
Duma tha se Edi Rama së bashku me të tjerë kanë ndërhyrë edhe kur çështja ishte në gjykim!
“Roli i opozitës dhe çdo partie politike është që të vendosë përgjegjësin dhe të përcaktojë kush është përgjegjësi. Dëmi i deklaruar disa herë, se 121 milionët nuk mund të vijojnë më të paguhen nga shqiptarët por nga ata që e kanë shkaktuar dëmin. Ky është një rast nga më ekzemplarët. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi ka të dhëna dhe prova që kanë ndërhyrë në çështjen edhe kur çështja ishte në gjykim. Arbitrazhi ka parë që politika ka qenë aksioneri më i madh që ka ndikuar në vendimin e gjykatave shqiptare të cilat pastaj dalin edhe të dëmshme dhe shkaktojnë këtë 121 mln dëm të Shqipërisë. Nëse kemi një kryeministër që del dhe deklaron që ta harrojnë ata gjykatës q do të shikojë këtë që kemi bërë me energjinë apo çdo gjë tjetër, ne ata do ti hetojmë deri në fund, në rast se nuk japin vendimin e duhur, i bën të gjitha gjykimet vetë në media nacionale. Përfshirja e politikës në presion absolut në drejtësi. Ndëshkimi të shkojë te shkaktari! Komisionet parlamentare kanë kornizën e vet, por kjo s’do të thotë që s’do marrin një hap tjetër për të shkuar te ndëshkimi nëse ata shfaqen fajtor për këto çështje”, shprehet Duma.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se demokratët kanë kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore; një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët dhe një komision hetimor për çështjen Becchetti. Për këtë të fundit, kryedemokrati theksoi se Rama e përdori shtetin në një luftë personale që i kushtoi shqiptarëve 120 milionë euro.
Top Channel