Për të parën herë në pothuajse 30 vjet, forcat tokësore japoneze janë përfshirë në një stërvitje ushtarake gjigante, të cilën CNN e përshkruan si “përgatitje për një konflikt të mundshëm”.
Që prej mesit të shtatorit, 100.000 vetë personel, 20.000 automjete dhe 120 avionë po marrin pjesë në manovrat e shtrira në zona të ndryshme të vendit. Fokusi i tyre është gatishmëria operative, thotë gjiganti mediatik.
Këto vitet e fundit, rajoni i Indo-Paqësorit është kthyer në një vatër të nxehtë tensionesh, dhe zyrtarë ushtarakë thonë se kushtet e sigurisë rreth e qark Japonisë, janë në nivelin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.
“Stërvitja e trupave tona është e përqendruar tek përmirësimi i efektshmërisë operative, zmbrapsja e armikut dhe kapacitetet e reagimit të shpejtë”, tha koloneli Noriko Yokota.
Sipas tij, ushtarët po përgatiten që të përgjigjen me besim të plotë tek vetja atëherë kur t`u kërkohet të ndërmarrin veprime të mëtejshme”. Pak ditë më parë, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në ujrat pranë Japonisë.
Top Channel